2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, Rama: Ta kuptojnë se është lojë me zjarrin, do të përvëlohet krejt rajoni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për takimin e nesërm të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duke thënë se shpreson që nuk do të jetë një tjetër xhiro bosh, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama me një gjuhë të ashpër ka thënë se palët e përfshira në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duhet ta kuptojnë se çdo alternativë tjetër, përveç zbatimit të menjëhershëm, gjithëpërfshirës, të marrëveshjes mbi planin franko-gjerman, është lojë me zjarrin.

E sipas tij, nga kjo do ta pësonte i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm.

“Fatkeqësisht po ashtu, disa harrojnë se nuk jemi më në vitet ‘90 të shekullit të kaluar. Shqipëria është për paqe, pajtim, ardhmëri të përbashkët dhe pikë. Por megjithatë, nëse gjërat shkojnë keq, Shqipëria dhe shqiptarët janë me Kosovën, e këtë s’e luan topi. Thënë kjo, unë me sinqeritet shpresoj që të gjithë të përfshirët në procesin e normalizimit të jenë të vetëdijshëm për atë çfarë luhet sot mes Kosovës e Serbisë dhe të kuptojnë dreqi e mori, që çdo alternativë tjetër, përveç zbatimit të menjëhershëm, gjithëpërfshirës, të marrëveshjes mbi planin franko-gjerman në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është lojë me zjarrin, ku kush luan do të digjet i pari, po akoma më keq, në fund do të përvëlohet krejt rajoni, po nuk do të shpëtojë pa u përcëlluar edhe vetë Europa”, shkroi Rama.

Po ashtu ai a thënë se Shqipëria, përkundër lidhjes “të ngushtë unike ndoshta në botë me Kosovën”, është plotësisht në linjën e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për të realizuar planin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jo sepse aleatët tanë të mëdhenj strategjikë kanë gjithnjë, medoemos, të drejtë, po sepse deri më sot ata nuk kanë qenë asnjëherë gabim në kërkesën e tyre ndaj të dyja vendeve, e së fundmi Kosovës veçanërisht”, tha Rama.

Ai tha se Shqipëria kurrë nuk nxit trazime etnike as në shtetet fqinje, as mes shteteve fqinje, duke prekur ndjenja që mund të ushqejnë kundërshti e të ndezin konflikte në rajon. Megjithatë, ai thotë se Shqipëria e shqiptarët janë me Kosovën në një skenar ku gjërat shkojnë keq mes Kosovës e Serbisë.

“Fatkeqësisht po ashtu, disa harrojnë se nuk jemi më në vitet ‘90 të shekullit të kaluar. Shqipëria është për paqe, pajtim, ardhmëri të përbashkët dhe pikë. Por megjithatë, nëse gjërat shkojnë keq, Shqipëria dhe shqiptarët janë me Kosovën, e këtë s’e luan topi”.

Rama pati edhe një paralajmërim për Serbinë dhe marrëdhëniet e saj me Shqipërinë për shkak të Kosovës.

“Shqipëria i ka shtrirë Serbisë dorën e miqësisë. Në mënyrë ironike, ka ndodhur në ndonjë rast të jemi i vetmi vend në rajon që ka folur hapur kundër sanksioneve ndaj Serbisë dhe e kemi shpjeguar qartë pse jemi të bindur në këtë qëndrim. Megjithatë, dhe kjo duhet theksuar, një përfundim i suksesshëm i procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm edhe për të ardhmen e qëndrueshme të marrëdhënieve Shqipëri-Serbi”, thotë Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img