Këngëtarja Nora Istrefi e ftuar tek “Më lër të flas” foli për ndarjen me Robertin.
Ajo ka treguar se vendimi ka ardhur pas një kohe shumë të gjatë bashkë. Nora u shpreh se vendimi ka qenë i vështirë për të dy, mirëpo erdhi për të mirën e vajzës.
E pyetur mbi mundësinë e një ribashkimi, ajo nuk e mohoi.
Me të qeshura, Nora u shpreh:
“Shhh, boll tash. U rikthy Donaldi me Borën kështuqë prisni një herë. Po e lëmë një herë me juve”.