Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në malet e Rugovës.
Ajo u ka treguar fansave përmes imazheve të publikuara në rrjetet sociale, se ka zgjedhur Bjeshkët e Nemuna për të kaluar disa ditë të qeta në fund të sezonit veror.
Në fotografitë e publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Nora shfaqet mjaft atraktive, teksa merr poza në malet e fshatit Shkrel të Rugovës.
Diku në një tjetër pozë, këngëtarja u fotografua në pishinën e një hoteli, teksa tregonte me krenari linjat e saj trupore me bikini.
Të tjera fotografi përfshinin shëtitjet në natyrë dhe pozat e ndryshme, ku Nora vazhdimisht vë në dukje figurën e saj elegante të trupit.
Istrefi përndryshe ka qenë mjaft aktive edhe këtë verë me projekte muzikore dhe angazhime nëpër koncerte e mbrëmje të ndryshme.