Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, momentalisht ndodhet për pushime në Turqi.
Ajo është e shoqëruar nga motrat e saj, Nita dhe Era si dhe vajza e saj, Renee.
Ato si destinacion kanë zgjedhur gjegjësisht Bodrumin, një vend tashmë mjaft i frekuentuar nga shqiptarët.

Duke qenë se është aktive në rrjetet sociale, artistja së fundmi ka shpërndarë disa fotografi nga arratisja në Instagram.
Zeshkania vjen e veshur me një fustan të gjatë shkëlqyes e me dekolte të hapur, përmes të cilit ka theksuar linjat trupore.

Veç tjerash, krijuesja e hitit “Amanet” ka sjell edhe disa pamje nga vendi luksoz ku është akomoduar.