Ajo shquhet për linjat e bujshme trupore dhe këtë tashmë e ka dëshmuar prej vitesh.
Fjala është për këngëtaren Nora Istrefi, e cila përkundër moshës vazhdon të përflitet për fizikun atraktiv.
E tillë shfaqet edhe në një pozë të fundit të ndarë në bikini, gjersa mahnit me figurën trupore.
Në një palë bikini blu të errët e flokë të lëshuara, ky imazh i Norës duket të jetë realizuar më parë gjatë pushimeve në Turqi.
Krahas kësaj, Nora këtë kohë është shumë e kërkuar në mbrëmje e koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare.
Sa i përket projekteve të reja, i fundit mbetet “Ay Caramba” në bashkëpunim me Melindën dhe Gjikon.