Site icon PrishtinaPress

Nora Istrefi flet për ndarjen nga Roberti: Jemi munduar në maksimum që vajza të mos e ndjejë divorcin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli”.

Mes shumë të rejave në jetën profesionale, Nora ka diskutuar pak edhe për jetën private.

E pyetur nga prezantuesja se sa ka ndikuar ndarja e saj më Robertin te vajza e tyre, Nora tha se janë munduar në maksimum që Renee të mos e ndjejë efektin e ndarjes.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha (Foto: Norik Uka)

“Po mundohemi me menaxhu shumë mirë, edhe kemi hjekë të dy goxha shumë, jemi përkushtuar dytë shumë që ajo mos me e ndje atë çështje, atë problem, atë fakt. Por bash bilës kam marrë komplimente prej shoqeve dhe njerëzve që sa mirë e kemi menaxhuar”, ka thënë Nora.

Këngëtarja dhe ish-bashkëshorti i saj, Roberti, e konfirmuan ndarjen vitin e kaluar, gjersa ceremoninë e martesës e kishin bërë në vitin 2014.

Nora ndër të tjerash tregoi se përveç muzikës, po e zgjeron aktivitetin edhen ë biznes, dhe kjo është arsyeja pse kohëve të fundit e viziton Stambollin më shpesh.

Exit mobile version