Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian që po mbahet në Tel Avivi të Izraelit.
Xhudistja kosovare mposhti me IPPON, Theresa Stoll, nga Gjermania, shkruan IndeksOnline.
Gjatë intonimit të himnit, Gjakova shihet shumë emocionuar dhe me lot në sy.
Kjo është medalja e dytë e Përfaqësueses së Kosovës në këtë kompeticion, pasi pak më parë, me të argjendtë u stolis Distria Krasniqi.