Xhudistja Nora Gjakova ka fituar me Ippon ndaj kundërshtares Cappani Dias në rrethin e dytë të kampionatit Botëror të Xhudos që po mbahet në Katar.
Xhudistja kosovare fitoi ballafaqimin me Ippon ndaj italianes, duke kaluar kështu në çerekfinale të Botërorit.
Në çerekfinale, Gjakova do të përballet me fituesen e duelit Perisic – Ballahaus.