Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Poloni.
Gjakova mposhti bullgaren Ivelina Ilieva për të siguruar të bronztën në kategorinë deri 57 kilogramë.
Ajo fitoi këtë përballje me Ilievan përmes Ippon.