4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Nol Nushi i komenton në postim Kusari-Lilës: Dorëhiqu, le t’i krynë punët e flliqta najkush tjetër

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi i ka komentuar Mimoza Kusari – Lilës së Vetëvendosjes në postimin e saj ku reagon për bisedën me Milan Radojiçiq e Slavko Simiq.

Ai i ka kërkuar dorëheqjen Kusari-Lilës, duke thënë se është diskredituar.

“Bashkëvendase nga Gjakova, terhiqu e dorehiqu.

Ke qene ne pushtet boll. Me krejt partite. Ne nivel lokal e qendror. Le ti kryne punte e flliqta najkush tjeter sepse tashme u diskreditove. Keshtu as liderit smundesh me i sherby mo.” – ka komentuar ajo.

Përmes një shkrimi në Facebook, më herët ajo ka akuzuar se me çdo kusht po tentohet që atyre “t’u bëhet avokati dhe argati”.

Madje, sipas saj, Radojiçiq po mbrohet me “montazha” të bisedave:

“Këta, të njëjtit, me çdo kusht po duan t’ja bëjnë avokatin dhe argatin. Po e mbrojnë Radojçiqin me sound bites dhe montazha të bisedave me ish deputetin Slavko Simiq, e fundit bisedë në qershor të 2022-tës, pas së cilës ai u nxorr jashtë nga zyra ime.

Megjithatë, shihet se hallin e kanë të madh përderisa bëjnë permutacione të së njëjtës bisedë për të pestën herë. Kësaj radhe në ditën e seancës gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img