HMD Global Company, e cila bleu të drejtat për përdorimin e markës Nokia gjatë disa viteve të ardhshme, dëshiron që të bëhet kompania më e madhe e telefonave mobil në tregun Android. Këtë vit ata kanë paraqitur tri modele me harduerë solid dhe çmime të volitshme, shitjet në tregun botëror të të cilave do të fillojnë së shpejti.
Sipas thashethemeve që qarkullojnë nëpër internet në muajt e fundit, duket se më e mira nga HMD, përkatësisht Nokia, është në ardhje. Inxhinierët e tyre thuhet se janë duke u përgatitur për Nokian më të fortë deri më tani, modelin 9 i cili në aspektin haruderik munë të konkurrojë me smartfonët më të fuqishëm në treg, Samsung Galaxy S dhe iPhone.
Sipas këtyre thashethemeve, Nokia 9 do të ketë një procesor Snapdragon 835, 6GB RAM dhe 64 ose 128GB memorie e cila do të mund të zgjerohet me kartat memorike microSD si dhe baterinë 3.800 mAh.
Mund të presim ekran OLED prej 5.5 inçësh, dy kamera në pjesën e pasme dhe karakteristika të fundit të tilla si rezistenca ndaj ujit, skanerin për sy dhe teknologjinë OZO për audio. Nëse këto thashetheme dalin të vërteta dhe nëse ky smartfon do të jetë me çmim më të favorshëm se konkurrenca, Nokia 9 me të vërtetë mund të tërheqë një numër të madh të përdoruesve, e që mund të jetë hapi i parë i madh drejt përmbushjes së ambicieve të drejtuesve të kompanisë dhe kthimin e saj në krye të tregut të pasijeve mobile.
Prezantimin zyrtar të Nokia 9 mund ta presim në qershor të këtij viti.