Pritjes së fansave të reperit nga Shqipëria, Noizy po iu vjen fundit.
Prej kohësh rap-artisti kishte paralajmëruar albumin e ri, të cilin tashmë e ka finalizuar dhe ka një datë lansimin.
Së fundmi, reperi ka publikuar kopertinën e albumit ku edhe zbulohen disa rreth detaje rreth këngëve dhe bashkëpunimeve të përfshira.
Ndërkohë, në postimi Noizy ka zbuluar se albumi I tij më I ri pritet të publikohet më 7 prill.
“Kopertina zyrtare e albumit Alpha, 7 prill, shihni detajet. Doja të falënderoja të gjithë miqtë që ndan kohen të punojmë bashkë këtë kryevepër”, ka shkruar reperi në postimi.
Megjithatë krahas punës për albumin, Noizy gjatë kësaj periudhe po vazhdon të jetë i angazhuar edhe me mbrëmje muzikore.