0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Noizy dorëzohet në polici, Nikçi: Do të dërgohet në mbajtje

Reperi nga Shqipëria, Noizy, është vetëdorëzuar në stacionin e policisë në Pejë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se i njëjti po intervistohet.

“Rreth orës 10:30 me avokatin e tij është vetëdorëzuar Noizy. Është duke u intervistuar. Është njoftuar edhe Prokurori”, tha Gashi, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për Klankosova.tv se i njëjti do të ndalohet për 48 orë.

“Është vetëdorëzuar. Po intervistohet nga hetuesit policorë dhe do të ndalohet për 48 orë”, tha ai.

Noizy dyshohet se ishte i përfshirë në një rrahje në një klub nate në Pejë. Ditë më parë në polici u vetëdorëzua edhe reperi i njohur me ermin Stresi, i cili më pas u lirua pasi dha dorëzani prej 20 mijë eurove

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img