Site icon PrishtinaPress

Noal Lyles e mbyll Olimpiadën: Garova me COVID

“Mendoj që Lojërat Olimpike në Paris kanë përfunduar për mua”, është ky mesazh i Noah Lyles pas medaljes së bronzit në garën e 200 metrave.

Sprinteri amerikan pohoi gjithashtu se ka garuar me Covid-19 në finalen e 200 metrave dhe kjo shpjegon më së miri edhe daljen e tij me karrocë me rrota nga pista pas garës.

“U vendosa menjëherë në karantinë në afërsi të fshatit olimpik dhe kam marrë ilaçe të autorizuara nga mjekët. Kërkoja të garoja dhe më thanë që ishte e mundur, ndërsa qëndrova larg të tjerëve”, shpjegoi Lajls, i cili hoqi dorë nga stafeta e 4×100 metrave që u mbajt dje

Exit mobile version