Site icon PrishtinaPress

NjSI-ja dhe Sindikata e Policisë sot protestojnë para qeverisë

Njësiti special intervenues i njohur si FIT sot do të mbajnë protestë para objektit të Qeverisë.

Shkaqet do të jenë të njëjtat sikurse në protestat e muajit të kaluar.

Por, kësaj here protestës do t’i bashkohet edhe Këshilli drejtues i Sindikatës së Policisë.

Protesta parashihet të nis në ora 12:00 dhe pritet të zgjasë deri në 12:30. Ajo është thirrur të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”.

Exit mobile version