2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Njohja nga pesëshja e BE’së, Escobar: Pyetini ata, shpresoj ta bëjnë së shpejti

Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është pyetur për pesë shtetet e BE-së që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se për këtë pyetje duhet të japin përgjigje këto vende, por shtoi se shpreson që në një të ardhme të afërt, pesëshja e BE-së të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës.

“Epo, së pari, çështjen e mosnjohjes nga pesë vende të Bashkimit Europian duhet t’ua drejtoni atyre. Ne shpresojmë që të gjitha vendet e Bashkimit Europian ta njohin Kosovën në të ardhmen e afërt. Është e rëndësishme që Kosova, e cila është pjesë e familjes europiane, të njihet nga pjesa tjetër e familjes europiane”.

Escobar gjithashtu tha se është e rëndësishme që fqinjët në Ballkanin Perëndimor të njohin njëri-tjetrin.

“Dhe unë besoj se një nga gjërat që duhet të ndodhë në rajon është që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të njohin njëri-tjetrin dhe të kenë marrëdhënie paqësore dhe produktive”.

Ndërkaq, Escobar dha edhe një koment mbi çështjen e mosnënshkrimit të marrëveshjes së arritur në Ohër.

“Dhe sa i përket nënshkrimit, dua ta sqaroj: ky është një detyrim ligjërisht i detyrueshëm për të cilin është pajtuar Serbia, ashtu sikurse Kosova. Mesazhet rreth nënshkrimit janë me të vërtetë duke u fokusuar në diçka që nuk ka një ndikim material në faktin se ne kemi një marrëveshje. Është një marrëveshje dhe ne po e trajtojmë si të tillë dhe të dyja palët janë angazhuar me seriozitet në të dhe Bashkimi Europian e ka konfirmuar se ishte një marrëveshje në sytë e tyre, ashtu si edhe të dy liderët. Pra është një marrëveshje. Dhe përqendrimi te nënshkrimi është vërtet i panevojshëm, sepse ne – jemi aty; është një marrëveshje. Dhe ne do të vazhdojmë përpara me këtë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img