-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Njohja e statusit të viktimës së dhunës seksuale, aplikojnë 80 persona

Në komisionin qeveritar për verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës brenda një muaj kanë aplikuar rreth 80 persona.

Sipas Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës (QKRMT),që nga periudha kur ka nisur zyrtarisht ky proces, numri i rasteve të reja ka shënuar rritje për rreth 30 raste të reja.Drejtoresha e kësaj qendre, Feride Rushiti duke e konsideruar këtë proces si shumë të ndjeshëm bëri të ditur se gjithçka po ecën mirë.Sipas Rushitit deri tani në komisionit qeveritar për pranimin dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, kanë arritur rreth 80 raste. Ajo po ashtu deklaroi se numëri brenda këtij muaji mund të arrijë deri në 100 raste që kanë aplikuar për t’iu njohur statusi i viktimave të dhunimit gjatë luftës së fundit. Rushiti  ka theksuar se gjinia femërore vazhdojnë të dominojnë si viktima të dhunës seksuale gjatë luftës, mirëpo siç thotë ajo ka edhe meshkuj.

Sipas pritshmërive të Rushitit deri në fund të vitit 2018 për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit do të aplikojnë nga 1000 deri në 1200 persona.

Përveç rasteve që kanë qenë të ditura më herët, drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës (QKRMT), ka bërë të ditur se janë paraqitur edhe 20 deri në 30 raste të reja. I gjithë procesi i verifikimit të statusit të personave të dhunuar gjatë luftës pritet të zgjasë 5 vite, mirëpo, Feride Rushti nuk e përjashton mundësinë e një afati shtesë.

Përveç Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës(QKRMT), të autorizuara për planifikimin e formularëve të aplikimit të viktimave të dhunës seksuale janë edhe “Medika Kosova”, “Medika Gjakova” dhe “Qendra për Promovimin e të drejtave të Grave”, me seli në Drenas, por formularët mund të dorëzohen edhe direkt në Sekretariatin e Komisionit ose edhe tek zyrtarët e trajnuar dhe të autorizuar në njërën nga zyrat rajonale të departamentit përkatës për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

Përveç, formularin, personi i cili aplikon për njohjen e statusit si viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës duhet të ketë edhe një raport mjekësor, psikologjik, dëshmi të ndonjë dëshmitari nëse ka, fotografi etj.Nga data 5 shkurti ka filluar aplikimi për njohjen dhe verifikim e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dhe i gjithë ky proces pritet të zgjatë pesë vite.Ndërsa në muajin nëntor të vitit të kaluar, Qeveria ka marrë vendim që pagesa mujore për Viktimat e Dhunës Seksuale gjatë luftës të jetë 230 euro.Institucionet e shtetit ende nuk kanë shifra të sakta të viktimave të dhunimit gjatë luftës, mirëpo që nga paslufta është përmendur shifra prej 20 mijë personash të dhunuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img