0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Njohja e gjuhës s’është detyrim, Gjermania lehtëson procedurat për emigrantët

Autoritetet gjermane kanë prezentuar disa ndryshime në “Kartën Blu”, e cila është një leje qëndrimi në të gjithë Bashkimin Evropian.

Qeveria gjermane ka miratuar javën e kaluar disa ndryshime në politikat e saj të imigracionit, në një përpjekje për të tërhequr më shumë punëtorë të kualifikuar të huaj, raporton “Shengen news”.

Ndryshimet përfshijnë një leje të re qëndrimi për punëkërkues me një vlefshmëri prej tre vjetësh dhe heqjen e disa procedurave burokratike, duke përfshirë këtu krijimin e lehtësirave të reja për marrjen e një karte blu të BE-së në Gjermani.

Pragu i pagës të ulet

Ndër ndryshimet kryesore që do të kalojë rregullorja e këtij dokumenti është se do të ulet pragu i pagave, në mënyrë që më shumë të huaj të vijnë në Gjermani me karton blu të BE-së, edhe në rastet kur u ofrohet një pagë më e ulët se pragu aktual.

Paga minimale për një karton blu gjerman është 56,400 € për momentin. Në të njëjtën kohë, deri tani, ata që dëshironin të transferoheshin në Gjermani sipas këtij legjislacioni, të cilëve u ofrohej një pagë më e ulët, duhej të kërkonin miratimin nga Agjencia Federale Gjermane e Punësimit për t’u pajisur me dokumentin.

Vendet me prag më të lartë pagash në Europë janë Austria-58,434 €, Belgjika- 55,431 €, Finlanda- 56,774 €, Franca- 53,836,50 € dhe Suedia 50,550 €. Pragu më i lartë i pagës së Kartës Blu të BE-së kërkohet në Luksemburg, një minimum prej 78,336 € në vit.

Njohja e gjuhës gjermane nuk është më e detyrueshme

Aplikantëve për një kartë blu nuk do t’u kërkohet më të tregojnë prova se ata kanë zotëruar gjuhën gjermane në një nivel të caktuar. Më parë, ata që mund të dëshmonin se kanë një nivel B1 të njohurive të gjuhës gjermane, mund të merrnin një leje vendosjeje vetëm pas 21 muajsh qëndrim dhe punë në Gjermani.

Tashmë ata që kanë njohuri nën këtë nivel mund të marrin një kartë blu të vlefshme për kohëzgjatjen e kontratës së tyre të punës dhe tre muaj shtesë përtej kësaj.

Duhet të shkurtohet kohëzgjatja e përvojës profesionale

Deri më tani, personat që dëshironin të punonin në Gjermani me kartë blu duhej të tregonin prova se kishin përvojën e nevojshme në sektorin për të cilin iu ofrua një punë në Gjermani.

Tani, mjafton të kesh një diplomë në një sektor të caktuar për të aplikuar për një leje të tillë.

Ndryshimi i punëdhënësve dhe lehtësirat për familjen

Një tjetër lehtësim që do të krijohet me Kartën Blu të përditësuar, është duke bërë të mundur që shtetasit jo-BE që punojnë në Gjermani me një kartë të tillë të ndryshojnë punëdhënës brenda Gjermanisë, por edhe për ata që kanë një kartë blu të lëshuar nga një vend tjetër i BE-së.

Në të njëjtën kohë, do të bëhet më e lehtë për të sjellë anëtarët e familjes në Gjermani me një kartë blu të BE-së, megjithëse më shumë detaje në këtë drejtim mbeten për t’u zbuluar në të ardhmen.

Kartat Blu për Specialistët e IT-së pa diplomë dhe persona nën mbrojtje ndërkombëtare

Dy kategori të reja do të mund të përfitojnë së shpejti nga kartoni blu gjerman. Sipas ndryshimeve të miratuara në ligjin gjerman të imigracionit, specialistët e IT-së do të mund të marrin tashmë një Kartë Blu edhe nëse nuk kanë një diplomë universitare, por që mund të demonstrojnë disa kualifikime joformale.

Përveç kësaj, ata që jetojnë në Gjermani ose në një shtet tjetër anëtar të BE-së nën mbrojtje ndërkombëtare do të kenë gjithashtu të drejtë të aplikojnë për një kartë blu për të punuar në një sektor shumë të kualifikuar që ka nevojë për punëtorë në Gjermani./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img