1.6 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Njohësit e sigurisë shohin ende rrezik për sulme të reja si ai në Banjskë

Rrezikimi i Kosovës nga një sulm i ri prej grupeve terroriste serbe, arsyeja e publikimit të një informacioni të tillë në opinionin publik, protestat në Beograd si shpërfaqja e kundërshtimit të idesë së Serbisë së Madhe kanë qenë disa nga temat e trajtuara sonte në “RTK Prime”.

“I kam burimet e mia se diku 600 pjesëtarë nga grupet terroriste janë të stërvitur në bazat dhe kazermat në Rashkë, Kralevë dhe vende tjera rreth Kosovës nga instruktorë ushtarak dhe policor të specializuar për raste të tilla. Kjo tregon që Serbia është e përfshirë edhe për sulmin e 24 shtatorit, dhe është e përkushtuar që të jetë direkt e involvuar”, ka deklaruar ish-gjenerali Kadri Kastrati.

Arsyeja e publikimit të informatës së një sulmi eventual nga grupet terroriste është komentuar nga deputeti i LVV-së në Komisionin për Siguri, Arbër Rexhaj, si tërheqje e vërejtjes për ndërkombëtarët.

“Meqenëse jemi në fazën e dialogut dhe Kosova ka pasur trysni të pranimit të Asociacionit dhe marrëveshjeve tjera, kryeministri ka folur edhe për qytetarët edhe në gjuhën që duhet ta kuptojnë ndërkombëtarët, e që fatkeqësisht nuk po e kuptojnë. Edhe pse ka pasur një sulm terrorist, nuk kemi parë sanksione ndaj Serbisë, më e pakta nga ana morale, ka qenë heqja e masave ndaj Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërkaq, sipas ish-inspektorit në Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, Shkëlzen Sopjani, pakënaqësia e shprehur në Beograd gjatë protestave kundër zgjedhjeve të fundit, ka të bëjë edhe me kundërshtimin e idesë së “Serbisë së Madhe”.

“Ne duhet të jemi të përgatitur që të ballafaqohemi me çfarëdo rreziku të mundshëm. Zgjedhjet e fundit e shpërfaqën edhe më shumë tendencën për botën Serbe, që nënkupton Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën. Me këto grupe që kemi parë e kemi një kthim të Serbisë së viteve të ‘90ta, pra të Vuçiqit të vërtetë, ai ka qenë i kamufluar me theks të veçantë para partnerëve perëndimor”, ka thënë ish-inspektori i AKI-së.

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img