1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Njohësi i Ballkanit: Kosovës i mungon gatishmëria për dialog, duhet gjetur një zgjidhje

Vendimet në të cilat po drejtohet Kosova, si heqja e dinarit në transaksionet e pagesave, nuk janë të zgjuara dhe tregojnë se Prishtinës i mungon gatishmëria për dialog, tha njohësi i Ballkanit dhe avokati austriak, Gabriel Lansky.

Lansky, duke komentuar lëvizjet e fundit të qeverisë së Kosovës, ka theksuar se duhet të vazhdohet bashkëpunimi në të gjitha fushat, prandaj heqja e dinarit dhe masa të ngjashme nuk janë as të mira e as të zgjuara.

“Besoj se aktualisht mungon gatishmëria për të realizuar komunikimin dhe dialogun dhe pa këtë nuk do të funksionojë”, tha Lansky për Kosova Online.

Tutje ai theksoi se Serbia është një vend kyç në rajon dhe se do të ishte mirë që ajo të gjente një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

“Serbia është një vend kyç në rajon. Ajo e luajti atë rol dhe do ta luajë. Gjithashtu do të ishte mirë që Serbia të gjente një zgjidhje për çështjen e Kosovës. Dhe Kosovës i duhet një zgjidhje”, nënvizoi Lansky.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img