2.5 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Njofton Presidenca: Zotëriu i Parë i Kosovës takohet me Zotëriun e Parë të Sllovenisë

Presidenca e Kosovës, ka njoftuar për vizitën që ka zhvilluar në Slloveni, Zotëria i Parë, Prindon Sadriu.

Sipas njoftimit, Sadriu është pritur në drekë zyrtare nga Zotëria i Parë i Sllovenisë.

Gjatë drekës zyrtare ndërmjet homologëve, u shëmbyen pikëpamje mbi çështjet aktuale globale, por edhe mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët për të dyja shtetet.” – thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, pritet për drekë zyrtare në pallatin presidencial nga Zotëria i Parë i Republikës së Sllovenisë, Aleš Musar

Në kuadër të vizitës dy ditore në Slloveni, Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, u mirëprit nga homologu i tij slloven, Aleš Musar, në pallatin presidencial në Lubjanë. Gjatë drekës zyrtare ndërmjet homologëve, u shëmbyen pikëpamje mbi çështjet aktuale globale, por edhe mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët për të dyja shtetet. Për më tepër, ata diskutuan mbi rëndësinë e rolit dhe mbështetjes së vazhdueshme të tyre në përmbushjen e agjendave të krerëve të shteteve respektive.

Në fund të takimit, Zotëria i Parë, Sadriu ftoi homologun e tij për vizitë në Republikën e Kosovës në një kohë të përshtatshme për të dy palët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img