Komuna e Prishtinës njofton se njësitet e FSK-së do të realizojnë dy ushtrime fushore në fshatrat Ballaban, Dyz, Sharban, Makovc, Keqekollë dhe Koliq.
“Ju njoftojmë se në datat 18, 19, 20 dhe 24 nëntor, një nga njësitë e FSK-së përkatësisht AM/QSU do të realizojë dy Ushtrime Fushore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Gjatë zhvillimit të aktiviteteve në Ushtrim Fushor do të ketë të shtëna me armë me municion shkollor.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për banorët e fshatrave Ballaban, Dyz, Sharban, Makovc, Keqekollë dhe Koliq ????
Ju njoftojmë se në datat 18, 19, 20 dhe 24 nëntor, një nga njësitë e FSK-së, përkatësisht AM/QSU do të realizojë dy Ushtrime Fushore.
Gjatë zhvillimit të aktiviteteve në Ushtrim Fushor do të ketë të shtëna me armë me municion shkollor.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin./Prishtinapress/