Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar përmes një njoftimi ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës që duan të shkojnë në Mal të Zi, duhet të dijnë masat e reja Anti Covid që ka marrë ky shtet.
Sipas njoftimit të Qendrës për Menaxhim kufitar, ata që shkojnë në Mal të Zi për të hyrë në këtë vend duhet të kenë katër prova.
“Për tu futur në Mal të Zi, secili qytetart duhet të ketë me vete një nga katër provat, dëshmi të vaksinimit (një ose të dyja dozat), një test negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi e COVID19 ose një test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë. Masat e reja hyjnë në fuqi nesër dhe vlejnë deri me 10 shtator”, thuhet në njoftim.