11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Njihuni me vilën luksoze të Naimit dhe Mihrijes(Foto)

Ata janë një nga çiftet më të njohur, jo vetëm për karrierën e tyre, por edhe për historinë e dashurisë. Mihrie Braha dhe Naim Abazi ishin të ftuar në emisionin “Rudina”, ku kanë folur për fillimet e karrierës së tyre si dhe detaje nga jeta private.

Dy këngëtarët e njohur kanë preferuar të jenë gjithmonë të hapur duke ndarë me publikun ҫdo gjë: “Duhet folur për jetën private. Një personazh publik prezantohet vet se çfarë do të bëjë. Ka nga ata që kanë qenë të hapur, ka të tjerë që janë më të rezervuar dhe si rrjedhojë më të sulmuar. Bota e portaleve dhe rrjeteve sociale është shumë e përhapur. Ne kemi zgjedhur modelin të jemi të hapur me publikun, edhe sepse vijmë nga bota e gazetarisë”- thotë Naimi.

Ndërkohë, edhe Mihria mbështet të njëjtin mendim duke kujtuar edhe shakanë publike të një viti më parë kur në bashkëpunim me gazetarët, tha se ajo dhe Naimi janë ndarë. “Më besoni, aty kam kuptuar se sa shumë njerëz duan të dine më shumë për jetën tone private”- tha këngëtarja.

Mihria dhe Naimi kanë zbuluar edhe shtëpitë e tyre luksoze, njëra në Prishtinë e tjetra 28 km larg saj, në një fshat të vogël, ndërsa nuk ngurojnë të postojnë foto në rrjetet sociale së bashku me djalin e tyre 12 vjeçar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img