-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Njihuni me update të fundit të Apple, ju bën të flisni me vete

Më 18 Maj, Apple ka njoftuar një koleksion të veçorive të reja të iPhone, iPad dhe Mac, duke përfshirë mundësinë që iPhone ose iPad-i juaj të përdorë aplikacionin Magnifier për të lexuar çdo tekst që shkruani. Pra vetëm nëse e shkruani një urim, udhëzim, apo çdo lloj mesazhi ai do të lexohet me një zë që tingëllon fiks si i juaji.

Kjo risi e iPhone do mbajë emrin “Personal Voice” ose “Zëri personal”. Kjo do të thotë se në vend të zërave të parapërgatitur si Siri, do të përdoret një version që sinkronizohet me zërin tuaj për të përcjellë çdo tekst që doni.

Një gjë e tillë nga kompania është planifikuar të zbatohet nga fundi i këtij viti. Hapi i parë lidhet me trajnimin e këtij sistemi, pra ju do të përsëritni fjalë të zgjedhura nga iPhone dhe do t’i lexoni disa herë në mënyrë që zëri juaj të përthithet nga aplikacioni. Dhe duke qenë se synimi është që ky aplikacion të ndihmojë më së shumti njerëzit të cilët nuk kanë mundësi të flasin prej sëmundjeve të caktuara, sistemi është projektuar që t’ju japë kohë dhe për leximin e frazave si: “Si jeni?”, “Faleminderit”, “Ku është banjo?” etj.

iPhone ka ofruar një sërë përditësimesh kohët e fundit, si “My Sports”, regjistrimi i ekranit përmes Siri-t, ngjyrat etj.

Duke shpallur veçoritë e reja, Avokati i ALS dhe anëtari i bordit të Team Gleason, Philip Green tha, “Në fund të ditës, gjëja më e rëndësishme është të jesh në gjendje të komunikosh me miqtë dhe familjen. Nëse mund t’u thuash atyre se i do, me një zë që tingëllon si ti, kjo bën diferencën në botë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img