1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Njihuni me shtetin ku u jepen rrogat edhe të papunëve

Finlanda është bërë vendi i parë evropian që i ka “dhuruar” një pagë mujore prej 560 eurosh qytetarëve të vet të papunë.

Objektivi i kësaj nisme ka qenë “zhdukja” e burokracisë, reduktimi i varfërisë dhe rritja e punësimit. Eksperimenti i nisur në fillim të janarit, do të zgjasë dy vjet dhe do të jenë 2 mijë të papunë që do të marrin pagën mujore për ta shpenzuar pa i dhënë llogari askujt.

Përfitime të tjera do të zbriten nga shuma mujore që ata do të marrin. Shkalla e papunësisë mes 5.5 milionë banorëve të Finlandës në nëntor ka qenë 8.1%, praktikisht e pandryshuar në krahasim me vitin e kaluar.

Situata në tregun e punës në Finlandë është pa dyshim shumë ndryshe nga ajo në shtete të tjera të Europës. Para së gjithash, zyrat lokale të punës parashikojnë një mbështetje për ata që humbin vendin e punës, përcjell Shqip.

Ajo që të ardhurat e qytetarëve finlandeze do të inkurajonin, është puna me kohë të përcaktuar. Sot, kush humb vendin e punës në shtetin skandinav, nuk nxitet për të pranuar punë të përkohshme, por mund të qëndrojë akoma në pritje për të nisur një punë të përhershme. Kjo për shkak pikërisht të përfitimeve të papunësisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img