3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Njihuni me qytetet ku bie më shumë shi

Shiu është pothuajse një luks në disa pjesë të botës. Ka zona ku uji ka qenë gjithmonë i pakët. Por, ka edhe zona të tjera ku reshjet janë konstante.

Neoman Studios ka përpiluar një listë të qyteteve ku bie më shumë shi në një vit, me të dhënat nga “Climate Data”. Për të organizuar renditjen, u analizuan 64 429 qytete në të gjithë botën, ku bie të paktën 1 mm shi ose borë.

Buenaventura, në Kolumbi, renditet i pari si qyteti me më shumë reshje, me një mesatare prej 258 ditësh me shi në vit.

Buenaventura (Kolumbi) – 258 ditë me shi në vit

Manizales (Kolumbi) – 257 ditë me shi në vit

San Vito (Kosta Rika) – 253 ditë me shi

Quito (Ekuador) – 253 ditë me shi në vit

Sangolqui (Ekuador) – 253 ditë me shi në vit

Niefang (Guinea Ekuatoriale) – 244 ditë me shi në vit

Banos (Ekuador) – 244 ditë me shi në vit

Micomeseng (Guinea Ekuatoriale) – 244 ditë me shi në vit

Timika (Indonezi) – 244 ditë me shi në vit

Douala (Kamerun) – 243 ditë me shi në vit/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img