Një firmë teknologjike nga Katari ka krijuar një pajisje të quajtur Swapery e cila thuhet se rimbush plotësisht telefonin në vetëm shtatë sekonda.
Swapery shpërndan “paketa baterish” të cilat ngjiten në mënyrë magnetike në pjesën e pasme të telefonit dhe lidhen me portën e karikimit në pjesën e poshtme të tij.
Secila nga paketat e baterive peshon afërsisht njësoj sa dy bateri AA dhe janë në përputhje me të gjithë telefonat e mençur.
Për të filluar procesi i karikimit, telefoni duhet të vendoset në Swapery i cili automatikisht e zëvendëson baterinë e përdorur me një të karikuar plotësisht.
Pajisja e cila kushton rreth 209 euro, pritet të përmbajë rreth pesë paketa bateri, të cilat krijuesit e saj thonë se e bëjnë atë ideale për një familje.