Trevat tona shqiptare e kanë të shkruar historinë e tyre shqip dhe mbartin pasuri të mëdha natyrore.
Por sa dimë për trevat tona shqiptare në Malin e Zi? Sa dimë për rezistencën që ata kanë bërë ndër luftëra të shumta për të ruajtur identitetin e tyre shqiptar?
I ndodhur atje poshtë, rrëzë liqenit të Shkodrës, fshati “Besa” që edhe emrin e veçantë e ka marrë nga besa e shqiptarit, bërtet edhe sot me të madhe “Unë jam Shqipëri!”
Ky fshat, i cili ndodhet në rrethin e Tivarit, ndër vite ka qenë në “listën” e malazezëve për ta pushtuar, së bashku me fshatrat përreth tij.
E pavarësisht tentativave të ndryshme për ta pushtuar, e vetmja gjë që malazezët arritën të merrnin ishte thjesht një pjesë territori dhe këtë me vendim të Kongresit të Berlinit. Ajo që ata nuk arritën asnjëherë të merrnin ishte identiteti i shqiptarëve!
Për t’u njohur më shumë me fshatin që shqiptarët nuk ia lanë armikut, për fshatin që ruan traditën dhe kulturën shqipe dhe që ka një peisazh të mrekullueshëm natyror, ndiqni reportazhin në vijim të realizuar nga Ardit Toca.