-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Njihuni me fshatin në Mal të Zi që ruajti identitetin shqiptar dhe rezistoi kundër armikut (VIDEO)

Trevat tona shqiptare e kanë të shkruar historinë e tyre shqip dhe mbartin pasuri të mëdha natyrore.

Por sa dimë për trevat tona shqiptare në Malin e Zi? Sa dimë për rezistencën që ata kanë bërë ndër luftëra të shumta për të ruajtur identitetin e tyre shqiptar?

I ndodhur atje poshtë, rrëzë liqenit të Shkodrës, fshati “Besa” që edhe emrin e veçantë e ka marrë nga besa e shqiptarit, bërtet edhe sot me të madhe “Unë jam Shqipëri!”

Ky fshat, i cili ndodhet në rrethin e Tivarit, ndër vite ka qenë në “listën” e malazezëve për ta  pushtuar, së bashku me fshatrat përreth tij.

 

Një ndër luftërat më të përgjakshme midis malazezëve dhe shqiptarëve, e bërë në këtë krahinë pikërisht në fshatin ngjitur me Besën, në Muriq është ajo e vitit 1861. Në këtë luftë të përgjakshme humbi jetën edhe Savo Vujoviç i cili ishte shprehur se në këtë betejë “ ose do vras krye shqiptari, ose do plagosem, ose do vritem” dhe i ndodhi pikërisht kjo e fundit, u vra në betejën e 15 nëntorit të 1861.

E pavarësisht tentativave të ndryshme për ta pushtuar, e vetmja gjë që malazezët arritën të merrnin ishte thjesht një pjesë territori dhe këtë me vendim të Kongresit të Berlinit. Ajo që ata nuk arritën asnjëherë të merrnin ishte identiteti i shqiptarëve!

Për t’u njohur më shumë me fshatin që shqiptarët nuk ia lanë armikut, për fshatin që ruan traditën dhe kulturën shqipe dhe që ka një peisazh të mrekullueshëm natyror, ndiqni reportazhin në vijim të realizuar nga Ardit Toca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img