Site icon PrishtinaPress

Njihuni me Drenicakun qe ka arritur mbi 100 shpikje shkencore

Mbi 100 ka arritur numri i patenteve – shpikjeve shkencore të tij! Eshte pa dyshim një krenari për Kosovën në përgjithësi dhe Drenicën në veqanti, shkruan rajoni.org.

Dr. Ing – Gurakuq (Hasan) Dajaku nga Rakinica e Skenderajt është ligjerues në Universitetin e Bundeswehrit dhe udheheqes shkencor në njerën nga qendrat e njohura kerkimore në Gjermani “EAA – Electrical Drives and Actuators”, e cila operon në kuader të Universitetit Ushtarak të Mynihut; në të cilin janë të angazhuar rreth 50 bashkëpunetorë shkencor të nacionaliteteve të ndryshme.

Gurakuqi, edhe në këtë vit e ka pasuruar fushën e “Makinave Elektrike” me invencionet e tij të reja shkencore!

Deri me tani Gurakuqi ka publikuar afer 100 punime shkencore në revista e konferenca ndryshme neper vendet me të zvilluara të botës, dhe është autor i dhjetra patentave – invencioneve qe kane të bëjne me zhvillimin e makinave elektrike – motoreve elektrik qe aplikohen në mase te madhe te automobilat me ngasje elektrike, pra, ne Industrine e Elektromobilitetit, njera nga industrite me të reja të këtij shekulli.

Në vitin, qe e kemi lënë pas, numri i shpikjeve shkencora të Gurakuq Dajakut ka arritur mbi 100, të patentuara në tre kontinetet e botës: Europe, Amerike dhe ne Azi.

PS: Disa nga certifikatat e patenteve te invencionve nga Gurakuqi.

Exit mobile version