Site icon PrishtinaPress

Njihuni me 93-vjeçarin nga Gjakova që e nis ditën me raki, vozitë veturë dhe është martuar për herë të tretë para dy vitesh

Në vend të kafes, mëngjesin e nisë me dy gota raki.

Pas tyre, Tun Lasku kujdeset që të ushqejë edhe dy qentë e tij që e shoqërojnë kudo.

93-vjeçi nga Smaqa e Gjakovës më shumë jeton vetëm, ani pse para dy vitesh është martuar për herë të tretë.

Megjithatë, telefonatat e djemve të tij që jetojnë në mërgim nuk mungojnë asnjëherë.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në T7, #Gjesi, 93-vjeçari thotë se me t’i kryer punët e shtëpisë, del dhe e vozitë veturën që e ka shumë për qefi.

Gjatë intervistës i moshuari, tregon për momentin kur edhe e mori patentë shoferin.

Ai sugjeron që të gjithë të rinjtë të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Për të mësuar më shumë rreth jetës së Tun Lasku, e mësoni duke klikuar në video.

https://www.youtube.com/watch?v=MbBSnC_QTlk

Exit mobile version