Njësit e doganës parandaluar hyrjen e një kamioni i cili transportonte mallra të kontrabanduara.
Sot paradite në afërsi të Zveçanit, njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndalur për kontrollë një kamion të tonazhit të ultë, pas dyshimeve se mund të ketë mallra kontrabandë. Fillimisht drejtuesi i kamionit ka tentuar të largohet por intervenimi i suksesshëm oficerëve ka rezultuar me ndalimin e këtij mjeti transportues.
Me rastin e kontrollit janë gjetur mallra akcizore, përkatësisht birra dhe sheqer në sasi si vijon:
1. Birra të ndryshme mbi 1500 litra
2. Sheqer – 1 ton
Mallrat dhe mjeti transportues janë konfiskuar, derisa rasti ka vazhduar për kundërvatje.