3.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës NJSI – NJSO

Të jesh pjesë e Policisë së Kosovës është dicka më shumë se që mund ta imagjinosh.

Momentin kur na jipet informacioni se gjatë natës, pa zbardhur dita duhet të jemi në parkingun e Policisë, të jep një ndjesi dhe ngarkese shtesë, dicka që nuk e largon dot nga mendja gjithë kohen, të ndryshon edhe nga sjellja, perpiqesh të jesh i butë me familjarët, e te rrish më gjate me ta në mbremje.

Gjumi iken sikur nuk deshiron të takoi kurrsesi, para se të bie alarmi, ti vetem se je bërë gati, mengjeset jane te ftofta dhe plot heshje.
Arritja në parkingun e policisê, në erresiren e nates, ta zbeh fytyren sadopak, heshjen e thyejn vetëm zhurmat kumbuese të blindave të njësive speciale, që ngrisin adrenalinen në venat e secilit prej nesh.

Ata jane gjithmonë të paret në parking, sikur duan të na tregojn neve “Hey hajdeni”.

Takimi informues pritet në disiplinë e ne heshje, dëgjohen vetëm zerat motivues të mbikqyrsve, duke percaktuar detyrat e planifikuara për secilin.

Destinacioni, është informata e fundit që jipet, të gjithë e presim duke shikuar buzet e udheheqesve, e ngadalsojm edhe frymmarrjen qe të degjojm më mirë, e kur thuhet se është Veriu, në vend të ofshamës, pa pritmas brohirasin fort SPECIALET , URRRAAAA , refren ky që na çliron të gjithve.

Keto janë momente të veçanta edhe per ne, sepse tani vjen pjesa me e bukur, që të bënë krenarë për punën që bënë, për organizaten të cilës i takon, tani vjen ne pah përgaditja e jashtzakonshme dhe zemra e çelikt e Specialve . Morali, edukata e profesionalizmi, që arrijn piken më të lartë në raste të tilla.

Mision i tyre është tepër fisnik, profesional e sy pa trembur, friken nuk e njohin,  por asnjëher nuk e ulin nivelin në fishkllima rrugaçesh e këngë nacionaliste, ata me punen e tyre mbrojn atdheun e tyre nga cfardo lloj kercenimi, janë tmerri i secilit kriminel, por KRENARIA E KOMBIT.

NJSI – NJSO janë “dragoi i fjetur” nuk ngriten pa u tundur fort, por ngritja e tyre hesht totalisht çdo kriminel.

Blindat janë siguri për të gjithë ne, ndërsa antiplumbi i tyre mbron gjokset e 2 milion njerëzve në Kosovë.

Fehmi ALIU

Kampi BELVEDERE – Mitrovicë

01.10.2021

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img