Site icon PrishtinaPress

Njësia Speciale e Policisë kontrollon shinat e hekurudhës kah do të kalojë treni serb

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë filluar kontrollimin e shinave të trenit në Veri të Mitrovicës, pasi janë publikuar pamjet ku shihen persona të panjohur që kanë montuar minë përgjatë hekurudhës ku pritet të kalojë treni i Serbisë

Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës po kontrollojnë 40 kilometra hekurudhën ku do të kalojë treni i Serbisë që është nisur tashmë në Kosovë, njofton Televisioni i Serbisë “RTS”, transmeton Gazeta Express.

Ky vendim është marrë pasi në disa faqe në Facebook, por edhe Gazeta Express ka publikuar pamjet ku disa persona të panjohur shihet se kanë montuar minë në shinat ku do të kalojë ky tren për të hyrë në Veri të Kosovës.

Exit mobile version