0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Njësia Speciale e Policisë e “blindon” Leposaviqin, Vulin arrestohet nëse tenton të hyjë pa leje

Pas paralajmërimit të zyrtareve serb për hyrje në Kosovë, forca të shumta të Njësisë Speciale kanë bllokuar kufirin me Serbinë.

“Gazeta Blic” nga burime e saj ka marrë vesh se rreth 300 pjesëtarë të kësaj Njësie kanë shkuar në Leposaviq, pas paralajmërimit të vizitës së zyrtarëve serb në Kosovë.

“Mbi 300 pjesëtarë të njësisë speciale në krye me Arbnesh Ajvazi  kanë blinduar Leposaviqin. Nëse Vulin dhe ministri i brendshëm serb tentojnë të hyjnë pa leje, atëherë do të arrestohen”, thonë burimet.

Shefi i kabineti të ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacoll, Jetlir Zyberaj në një prononcim të shkurtër i ka thënë “Gazetës Blic”, se ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin nuk ka leje të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës.

Marrë parasysh që Vulin nuk ka marrë paraprakisht lejen nga autoritetet kosovare që të futet në territorin e Kosovës, nëse ai provon të bëjë një gjë të tillë do të arrestohet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img