Njësia e dytë ajrore e kontingjentit të 40-të kroat është dërguar në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.
Në komunikatën për media thuhet se detyra kryesore e kontingjentit kroat në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it, i cili ndodhet në aeroportin e Sllatinës në Prishtinë, është transportimi i forcave të misionit, ngarkesave dhe personave të rëndësishëm.
Komandanti i njësisë së aviacionit, Elvis Mishiq, para nisjes tha se pjesëtarët e kësaj njësie janë të përgatitur mirë dhe të gatshëm për të kryer të gjitha detyrat.