-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Njeriu që kryesoi hetimet në gjykimin e Fatmir Limajt zëvëndëson Jack Smithin në Hagë

Alex Whiting do të jetë ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit në Hagë pas dorëheqjes së Jack Smith nga një pozitë e tillë. 

Prokuroria Speciale e Hagës përmes një njoftimi për media ka treguar edhe biografinë dhe përvojën e Whiting, duke treguar se mes viteve 2002 dhe 2007 ka qenë Kryeprokuror në rastin e gjykimit të Fatmir Limajt, Isak Musliut dhe Haradinj Balës.

Kush është Alex Whiting?

Whiting, 58 vjeç, është prokuror me kombësi franko-amerikane me përvojë të gjerë në procedime penale në nivel vendor dhe ndërkombëtar. Ka punuar në ZPS që nga qershori i vitit 2019, fillimisht si Udhëheqës i Hetimeve, dhe duke filluar nga muaji gusht 2020 si Zëvëndës Prokuror i Specializuar.

Whiting ka ardhur në ZPS nga Fakulteti Juridik i Harvardit, ku ka punuar si profesor i praktikës ligjore që nga viti 2013. Midis vitit 2010 dhe 2013, z. ëhiting ka qenë pjesë e Zyrës së Prokurorit në GJPN ku ka punuar fillimisht si Koordinator i Hetimeve, duke mbikqyrur të gjitha hetimet, dhe pastaj si Koordinator i Procedimeve Penale, duke mbikqyrur të gjitha ndjekjet penale.

Përpara se të bëhej pjesë e GJPN-së, ëhiting ka dhënë mësim për tre vite si ndihmës profesor juridik i praktikës në Fakultetin Juridik të Harvardit. Midis vitit 2002 dhe 2007, z. ëhiting ka punuar për Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ) ku ka qenë kryeprokurori i çeshtjes në gjykimin e Fatmir Limaj, Isak Musliu, dhe Haradin Bala, dhe kryeprokuror i çeshtjes në gjykimet e Milan Martiq dhe Dragomir Millosheviq.

Përpara se të bëhej pjesë e TPNJ-së, ëhiting ka qenë prokuror federal në SHBA, fillimisht në Departamentin e Çeshtjeve Penale në Divizionin për të Drejtat Civile në Uashington DC dhe pastaj me Zyrën e Prokurorit të SHBA-së në Boston, Massachusetts, ku është përqëndruar në raste të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Whiting është i diplomuar nga Kolegji Yale dhe nga Fakulteti Juridik i Yale.

Smith largohet nga ZPS-ja dhe merr postin e Këshilltarit Special në Shtetet e Bashkuara për të mbikqyrur dy hetime penale në zhvillim, i emëruar në këtë post nga Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick B. Garland.

Smith është emëruar Prokuror i Specializuar në maj të vitit 2018 dhe ka marrë funksionet e tij në shtator 2018.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img