Milan Radoiçiq, njeri në listën e zezë të ShBA-së, u është drejtuar serbëve të Kosovës që nesër mund të dalin në zgjedhjet e pjesshme lokale në komunat veriore.
Duke shfrytëzuar faqen zyrtare të Listës Serbe, nënkryetari i kësaj të fundit, Radoiçiq ka thirrur banorët e asaj pjese që t’i bojkotojnë këto zgjedhje.
“Ja pse ju bëj thirrje bashkëvendasve të mi nga Leposaviqi, deri te Zveçani, Mitrovica Veriore dhe Zubin Potoku që të jenë dinjitoz, unik dhe të vendosur që nesër të ruajnë paqen, të mos bien pre e provokimeve, dhe përgjigja jonë do të jetë e fuqishme dhe mposhtja e djallit – bojkot i përgjithshëm i zgjedhjeve të rrejshme sepse ata për asnjë serb të nderuar, emri dhe mbiemrat serb nuk ekzistojnë”, thuhet ndër tjerash.