2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

spot_img

“Njeriu në rënie”: Rrëfimi pas fotografisë më të fuqishme të 11 shtatorit (Foto)

Ngjarja që mori vëmendjen më të madhe të medieve botërore, 11 shtatori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me më së shumti fotografi dhe video, disa nga to u konsideruan si pamje të rënda për publikun.
Disa pamje shfaqin rreth 200 njerëz duke u varur në muret e jashtme të Kullave Binjake, në pamundësi për të gjetur ndonjë rrugëdalje nga flakët dhe tymi që kishin kapluar ndërtesat.

11 Shtatori: “Faktet që dëshmojnë se bombat u mbollën në Kullat Binjake"! (Foto/Video) 11 Shtatori: “Faktet që dëshmojnë se bombat u mbollën në Kullat Binjake”! (Foto/Video)

Një fotografi e njohur si Njeriu në Rënie (the Falling Man), përcjell Tema, u cilësua si pamja më e rëndë për opinionin amerikan.

Gazeta New York Times e kishte publikuar fotografinë në faqen 7, dhe të nesërmen kishin shpërthyer kritikat e ashpra ndaj saj.
Pasi kishte kaluar pak kohë, autori i fotografisë Richard Drew ishte thirrur për ta hulumtuar subjektin në fotografi për ta identifikuar njeriun që bëri gjithë këtë histori.
I fotografuar fiks në orën 9:41:15 të atij mëngjesi tragjik, duke rënë nga Kulla Veriore, besohet të ketë kërcyer nga niveli më i lartë.
Në bazë të veshjeve të tij, pantallona të zeza dhe këmishë të bardhë, besohet të ketë qenë shërbyes në restorantin “Dritarja e botës”, në katin më të lartë të Kullës Veriore.

Ky restorant ka humbur 79 punëtorë.
Njëri nga këta punëtorë, Norberto Hernandez, i cili kishte punuar në kuzhinën e restorantit, i ngjan më së shumti “njeriut në rënie”. Kjo është konfirmuar edhe nga vëllai dhe motra e tij.

Drew-05_a_206004b

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img