1.6 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Njeriu në Kremlin ka shumë frikë – Zelensky komenton ngjarjet e sotme në Rusi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë një deklaratë duke komentuar ngjarjet e ditës.

“Sot është një ditë kur definitivisht nuk duhet të ketë heshtje. Dhe ne patjetër kemi nevojë për udhëheqje. Sot bota pa që bosët e Rusisë nuk kontrollojnë asgjë. Asgjë. Kaos i plotë. Mungesë e plotë e çdo parashikueshmërie. Dhe po ndodh në territorin rus, i cili është plotësisht i mbushur me armë”.

Zelensky shtoi se sot, “të gjithë banditët, mercenarët dhe oligarkët rusë” e panë se sa e lehtë ishte “të kapeshin qytetet ruse”.

Ai u bëri thirrje edhe një herë partnerëve perëndimorë që të mbështesin Ukrainën dhe ta ndihmojnë atë “të mbrojë Europën” me avionë dhe armë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Më pas, duke kaluar nga ukrainishtja në rusisht, ai tha: “Njeriu nga Kremlini është padyshim shumë i frikësuar dhe ndoshta fshihet diku, duke mos u shfaqur. Jam i sigurt se ai nuk është më në Moskë”.

“Ai e di se nga çfarë ka frikë sepse ai vetë e krijoi këtë kërcënim. Të gjitha të këqijat, të gjitha humbjet, të gjitha urrejtjet – është ai që e përhap atë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img