1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Njeriu i Vetëvendosjes zgjidhet kryeshef i KEK-ut

Ish-drejtuesi i Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje, Nagip Krasniqi është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës.

Ai në krye të ndërmarrjes më të madhe publike u zgjedh nga Bordi i përkohshëm i KEK-ut nëpërmjet një konkursi në të cilin kanë konurruar 38 kandidatë. Bordi i Përkohëshëm është emëruar nga Qeveria Kurti, pa konkurs publik, deri në zgjedhjen e bordit me mandat të plotë.

Bordi i përbërë nga drejtoret Rrezarta Pllana, Merita Kasapolli, Arbnor Pula dhe Bezad Halilaj e kanë vlerësuar me 37 pikë nga 40 të mundshmet Nagip Krasniqin. Bordi me pikë të larta i dhanë edhe Nexhat Kryeziut, i cili ishte kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje. Kryeziu u vlerësua me 31.5 pikë.

Nagip Krasniqi ishte më i poentuari edhe sipas eksperteve Britanik të kompanisë BDO, të cilët janë kontraktuar nga Ambasada Britanike për t’i ofruar asistencë institucioneve të Kosovës në rekrutim të pozitave të larta drejtuese. Krasniqi është vlerësuar me 26.5 pikë nga 40 të mundshme nga ekspertët britanikë dhe njëkohësisht sipas tyre ishte i vetmi kandidatë i emërueshëm, pra që i plotëson kriteret për emërim në krye të KEK-ut.

Vlerësimi i Bordit të KEK-ut për kandidatet që ju nënshtruan procesit ishte pothuajse i ngjashëm me vlerësimin e eksperteve britanik.

Dallim në vlerësim u vërejt vetëm tek kandidatet Nagip Krasniqi dhe Nexhat Kryeziu të cilët u poentuan më lartë se sa vlerësuan ekspertet britanik.

Tek bordi i KEK-ut, Nagip Krasniqi u poentua me 37 pikë përderisa nga britaniket morri vetëm 26.5 pikë. Diferenca e tillë u vërejt edhe tek kandidati Nexhat Kryeziu të cilit bordi i KEK-ut i dhanë 31.75 pikë për dallim nga britanikët që i dhanë vetëm 21 pikë në total.

Të dy këta kandidat në të kaluarën kanë pasur lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje. Nagrip Krasniqi ishte drejtues i komitetit për energji në LVV, ndërsa Kryeziu ishte kandidat për deputet nga kjo parti politike.

Pas intervistimit të Krasniqit, disa anëtarët e bordit të KEK-ut kanë dhënë komente për paraqitjen e tij.

Komentet nga anëtarët e bordit janë bërë para se të bëhej poentimi/vlerësimi i paraqitjes së tij. Dhënia e komenteve para se të bëhen poentimit është në kundërshtim me praktikat e BDO-së, pasi konisderohet që mund të ndikohen anëtarët e tjerë në poentim.

“Gjashtë nuk ka se krejt ja kisha qit”, “ky ish shumë i mirë”, “po na e zdrit fytyrën edhe para këtyre britanikeve”, “rrjedhshmëria e tij është e pabesueshme” kanë qenë disa nga komentet e bëra para se të bëhej poentimi për paraqitjen e tij.

Këto janë vlerësimet e të gjithë kandidatëvev që ju nënshtruan intervistave.

Komiteti për Energji i Vetëvendosje

Nagip Krasniqi për disa vite ka qenë drejtues i Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai shihet në disa takime me drejtues të lartë të kësaj partie politike që nga koha e Visar Ymerit e deri në takimet së bashku me tashmë zëvendës kryeministrin Besnik Bislimi.

“Sot, nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Besnik Bislimi, drejtuesi i Komitetit për Energji, z. Nagip Krasniqi dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, z. Kreshnik Ahmeti pritën në takim një delegacion të nivelit të lartë nga Millennium Challenge Corporation (MÇ), të kryesuar nga drejtorja menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, znj. Caroline T. Nguyen”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes të publikuar me 30 tetor 2019.

Komiteti për energji sipas statutit të Lëvizjes Vetëvendosje është organë këshillues i partisë.

Kapitulli II i këtij statuti ka përcaktuar se komitetet profesionale në Lëvizjen Vetëvendosje bëjnë pjesë në nivelin e organeve këshilluese.

I pyetur nga KALLXO nëse është anëtar në Lëvizjen Vetëvendosje apo nëse është paguar për këshillat e ofruara, Krasniqi tha se as nuk është anëtar e as nuk është paguar për punën në LVV.

“Nuk jam pagu dhe nuk jam anëtar i lëvizjes dhe asnjëherë nuk kam qenë formalisht anëtar”, tha Krasniqi.

Ai shtoj se roli i tij në komitet ka qenë udhëheqës, mirëpo si pozitë nuk ka qenë formale brenda partisë.

“Komitetin e kam udhëheq para dy vite, por nuk është pozitë udhëheqëse formale brenda partisë, por është trupë  ku marrin pjesë ekspertë të ndryshëm brenda ose jashtë partisë i cili ka rol këshillëdhënës”, shtoj kryeshefi i ri i KEK-ut.

Ndërkaq sipas nenit 17 pika K e Ligjit për ndërmarrje publike personat të cilët kanë qenë të zgjedhur publik, emëruar politik apo kanë mbajtur pozita udhëheqëse ose vendimmarrëse në parti politike gjatë 36 muajve të fundit nuk mund të udhëheqin me ndërmarrjet publike.

Në interpretimin e dhënë nga Zyra e Kryeministrit dhe ministria e Zhvillimit Ekonomik për rastin e Blerand Stavilecit dhe Sejdi Hoxhës është thënë se zyrtari i lartë i ndërmarrjeve publike duhet të jenë të pavarur sic parashihet në nenin 17 pika k, e ligjit për ndërmarrjet publike.

Në opinion është thënë se në nenin 21 të Ligjit për Ndërmarrjet publike thuhet që me zgjedhjen dhe emërimin e zyrtarëve të lartë të Ndërmarrjes Publike, personi që është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike, nuk mund të zgjidhet Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike.

Përzgjedhja e kryeshefit nga Bordi i Përkohshëm.

Konkursi për zgjedhjen e Kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës u shpallë dhe u zhvillua nga bordi i përkohshem i drejtoreve të KEK-ut.

Ky proces u zhvillua nga bordi i përkohshem ndonëse në muajin shtator Qeveria e Kosovës shpalli konkursin për bordin e rregullt të drejtëoreve të KEK-ut.

Konkursi për përzgjedhjen e bordit të KEK u shpall nga qeveria e Kosovës më 7 shtator të këtij viti.

Rrezarta Pllana, Merita Kasapolli, Arbnor Pula dhe Bezad Halilaj, ishin emëruar si drejtor të bordit të korporatës gjatë vitit 2020 në kohën kur vendi po udhëhiqej nga qeveria Kurti I.

Akoma pa u akomoduar mirë, të katër drejtoret e emëruar u  shkarkuan nga ish Kryeministri Avdullah Hoti.

Ndërsa me ri-ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje në bordin e Korporatës Energjetike të Kosovës u rikthyen edhe Rrezarta Pllana, Merita Kasapolli, Arbnor Pula dhe Bezad Halilaj në cilësin e drejtoreve në bordin e KEK-ut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img