1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Njeriu i momentit është ‘kandidat për doktor shkence’: Kush është në të vërtetë Blerim Sallahu?

Dështimi në Gjykatën Kushtetuese i Ligjit për Këshillin Prokurorial (KPK) e ka rikthyer në fokus Ministrinë e Drejtësisë, më specifikisht zv. ministrin Blerim Sallahu. Çka dihet për këtë person?

Sallahu nuk meriton të njihet vetëm për ‘shpikjen’ e një matësi të ri të shpejtësisë: shpërndarjen e vajit në tepsi. Ai meriton të njihet edhe për një varg deklaratash që – po e themi së buti – janë jashtëzakonisht të përçudshme.

Për t’i lexuar ato, ju ftojmë të klikoni në vegëzën e mëposhtme:

Por, kush është Blerim Sallahu?

Sipas asaj që shkruhet në Ministri të Drejtësisë, Sallahu është i martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Prishtinë. Ditëlindja e saktë nuk i është shkruar, por megjithatë mësohet se ai është 38 vjeçar.

Po sipas Ministrisë, Sallahu i ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, siç e ka përfunduar edhe nivelin master në po të njëjtin vend. Më tej, Minsitria e Drejtësisë thotë se aktualisht, Sallahu është “kandidat për të marrë titullin Doktor Shkence në të Drejtën Ndërkombëtare Private”.

MD thotë se Sallahu këtë mund të bëhet doktor shkence në “njërin nga universitetet më prestigjioze të drejtësisë në Evropë”.

Në bazë të një kërkimi të thjeshtë në Internet, emri i këtij universiteti nuk del mes universiteteve më prestigjioze në Evropë për drejtësi. Ndërsa, në ranglistën e Webometrics, ky Universitet renditet i 746-i në botë. Nëse është fjala për ndonjë universitet tjetër të Ankarasë, atëherë puna është edhe më keq.

Sallahu ishte njeriu i drejtësisë e ligjit edhe në Vetëvendosje gjatë kohës sa jo parti ishte në opozitë. Më pas, gjatë Qeverisë Kurti I u fut për herë të parë në Minitrinë e Drejtësisë në rolin e Shefit të Kabinetit të ministres. Ndërsa, në Qeverinë Kurti II siç e dimë, u avancua në pozitën e zv. ministrit.

Çka dimë tjetër për Sallahun?

Është raportuar gjerësisht në media se i vëllai i tij, Rrahim Sallahu, ka telashe me ligjin dhe po përballet me drejtësinë për akuza të ndryshme, përfshirë fajden. Blerimi ishte shprehur në lidhje me çështjen, duke thënë mes tjerash edhe “se ai nuk jeton e nuk ka jetuar me vëllanë” dhe se përgjegjësia penale ishte individuale.

Sa është pasuria e z. Sallahu?
Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, z. Sallahu del se ka dy pasuri të paluajtshme që i vinin nga “kursimet e babait”. Njëra i vlen 150 mijë euro, e tjetra 45 mijë euro.

Në vitin 2020 ai e ka blerë me kursime një veturë “Mercedes Benz” që thotë se e ka vlerën e 3500 eurove.

Nëpër banka, ai ka deklaruar se i kishte 6560 euro në emër të tij dhe 12 mijë e 425 në emër të babait të tij.

Sa i përket të hyrave vjetore, ai ka deklaruar se i ka marrë në paga 10 mijë e 133 euro ndërsa në formën “cash” 320 euro nga Ministria e Drejtësisë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img