-0.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Njeriu i Kurtit me “IQ-në më të lartë” të inteligjencës mbetet jashtë listës së LVV-së

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e saj të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit, por një emër i njohur ka munguar në këtë listë.

Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, nuk është përfshirë në radhët e kandidatëve të propozuar nga partia për të garuar në zgjedhje, raporton Paparaci.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të ndryshme në opinionin publik, duke nxitur spekulime për arsyet që qëndrojnë pas kësaj lëvizjeje.

Bislimi, një nga figurat kyçe të qeverisë dhe partisë, deri më tani nuk ka komentuar mbi këtë zhvillim.

Në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Bislimi veç e ka shpërndarë listën e përbërë me emra të tjerë, duke mos shkruar asgjë.

Mbeten për t’u parë arsyet që zëvendëskryeministri Bislimi u la jashtë listës zgjedhore, dhe nëse i njëjti do të vazhdojë të mbështesë partinë jashtë arenës parlamentare.

Përveç Bislimit, jashtë listës është lënë edhe Liburn Aliu, ministri i Infrastrukturës.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti këtë listë e ka quajtur “listë e fitores së madhe”.

“E dorëzuam listën e fitores së madhe!”, shkroi Kurti në “Facebook”./Paparaci

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img