Site icon PrishtinaPress

Njëri prej tyre u operua në Kosovë: Autoritetet hungareze japin detaje rreth ushtarëve të tyre të plagosur nga serbët në veri

Një aeroplan Airbus A319 i Forcave të Mbrojtjes Hungareze i projektuar posaçërisht për kujdes mjekësor është nisur nga Kecskemét në mbrëmjen e 29 majit për t’u kujdesur për ushtarët hungarezë të plagosur në Zveçan të Kosovës dhe për t’i kthyer ata në shtëpi.

Kështu raportojnë mediat e huaja, duke u thirrur në deklarata të autoriteteve hungareze, sipas të cilave gjeneralmajor Ferenc Kajári, zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm, zhvilloi gjithashtu takimin me mjekët ushtarakë në bord.

Sipas tyre, kjo është bërë e ditur në një deklaratë të publikuar nga Forcat e Mbrojtjes Hungareze.

Ndërsa po sipas mediave, ushtarët hungarezë që marrin pjesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë u plagosën gjatë shpërndarjes masive të protestuesve serbë në vendbanimin e Zveçanit në Kosovë.

Sipas informacioneve nga Garda Kombëtare e Hungarisë, në përleshje u plagosën edhe ushtarë nga disa kombe.

Exit mobile version