4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Njëri nga terroristët vendos të bashkëpunojë me prokurorinë, por ka një kusht

Njëri prej terroristëve serbë të arrestuar ditën e diel pas sulmit në Banjskë të Zveqanit ka vendosur të bashkëpunojë me prokurorinë.

Sipas raportimeve nga “Indeksonline“, terroristi i arrestuar ka vendosur të bashkëpunojë me prokurorin e rastit.

Ai ka kërkuar që të ketë bashkëpunim me vetëm një person.

“Të arrestuarit për sulmin terrorist në Banjësk deri tash kanë zgjedhur heshtjen dhe nuk kanë bashkëpunuar me prokurorinë, për të treguar detajet e ngjarjes së sulmit terrorist. Por deri tash duket se kanë qenë të frikësuar nuk kanë dhënë informacione se çfarë ka ndodhur ditën e 24 shtatorit në Manastir”, thuhet në raportim.

Të dielën në Banjskë mbeti i vrarë rreshti Afrim Bunjaku, ndërkaq Policia e Kosovës u kundërpërgjigj duke lënë të vdekur tre terroristë serbë.

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe tetë të dyshuar për përfshirjen në sulmin terroristë, ndërsa ka sekuestruar armatim në vlerë prej 5 milionë eurove.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img