Dy persona janë plagosur sot në Pejë afër fakultetit të Biznesit, e i dyshuari ende është në arrati. Njëri nga të plagosur mësohet se është familjar i kreut të AAK’së, Ramush Haradinajt.
Portali KALLXO.com raporton se i plagosuri Ahmetxhekaj është nip i familjes Haradinaj. Apo ndryshe, i plagosuri është nipi i Hilmi Haradinajt, babai i ndjerë i Ramush Haradinajt.
“Rreth orës 12:20, në afërsi të fakultetit të Biznesit në Pejë, janë plagosur dy persona, njëri nga ta kalimtar i rastit. Të dy janë derguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njësitët kompetente po merrem me trajtimin e rastit, akoma nuk ka informacione për ndonjë të arrestuar”, ka thënë Gashi.