Site icon PrishtinaPress

Njëri ndër themeluesit e AAK-së në Pejë, i bashkohet PDK-së

Sot, Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Pejë, iu bashkangjiten disa qytetarë të cilët më herët kanë qenë të angazhuar në partitjë tjera politike.

Xhavit Haliti ka thënë se zhvillimet që po e përcjellin Dekadën e Re, i kanë shtyrë edhe këta qytetarë t’i bashkohen partisë së tij.

“Zhvillimet që po e përcjellin Dekadën e Re, rreth reformave dhe angazhimit të personaliteteve me kredibilitet të lartë, i kanë shtyerë edhe këta qytetarë, në mesin e tyre edhe afaristin Visar Shehu- Boqa, si njëri ndër themeluesit e AAK-së në Pejë, që të bëhet pjesë e proceseve tona të përbashkëta politike në Degën e PDK-së në Pejë.”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Shkrimi i tij i plotë:

Sot, Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Pejë, iu bashkangjitën disa qytetarë, të cilët më heret kanë qenë të angazhuar në partitë tjera politike.
Zhvillimet që po e përcjellin Dekadën e Re, rreth reformave dhe angazhimit të personaliteteve me kredibilitet të lartë, i kanë shtyerë edhe këta qytetarë, në mesin e tyre edhe afaristin Visar Shehu- Boqa, si njëri ndër themeluesit e AAK-së në Pejë, që të bëhet pjesë e proceseve tona të përbashkëta politike në Degën e PDK-së në Pejë. XHH

 

Exit mobile version