Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Emergjencën dhe Kirurgjinë Plastike, ku ka vizituar 13 pacientët që u lënduan nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës.
Kurti aty është njoftuar se njëra prej pacienteve e cila ka pësuar djegie të shkallës së tretë në afër 70 për qind të trupit, tashmë ndodhet në Suedi.
“Por, i kemi edhe dy pacientë të tjerë që janë në Gjermani, pesë janë këtu dhe dy po përgatiten që të dërgohen jashtë vendit nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.
Shpërthimi i bombolës së gazit ndodhi rreth një javë më parë në fshatin Kçiq të Mitrovicës.