Site icon PrishtinaPress

“Njëherë filterat, pastaj bojlerat”, KEK-u nënshkruan marrëveshje 56 milionëshe për modernizimin e turbinave

Ishte bërë virale një video e kryeministrit Kurti kur fliste për turbinat në njërin prej termocentralëve kosovarë.

Megjithatë, duket se kjo brengë do t’u hiqet të gjithëve. Kjo pasi, KEK-u ka nënshkruar një marrëveshje 56 milionëshe me kompaninë amerikane, General Elektric.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, kjo marrëveshje ka për qëllim modernizimin e turbinave.

“Duke e vlerësuar këtë si njërën nga ngjarjet më të rëndësishme të sektorit të energjisë në Kosovë, kryeministri ka rikujtuar vjetërsinë e termocentraleve, duke thënë se njësitë e termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës kanë filluar ndërtimin para më shumë se gjashtë dekadash, dhe se ndërmjet 1960-tave dhe tani, ato të vetme kanë garantuar qëndrueshmërinë e furnizimit me energji elektrike në Kosovë”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Ndërkaq, më poshtë gjeni pjesë të atij fjalimit të famshëm të shefit të ekzekutivit, e ku kishte treguar që nuk kishte rënë menaxhmenti, por turbina.

“Nuk ka ra menaxhmenti por turbina a e kuptoni. Lopatat e rrotorit të gjeneratorit në B2 janë copëtuar, për shkak të shtypjes së avullit, avulli i ka copëtuar lopatat e vjetruara që e kanë dëmtuar.

Nuk ka ra menaxhmeti, por turbina. Sa i përket filterave, ata kanë dashur të instalojnë filtera, por kur kanë shkuar aty e kanë parë që është llom, duhet një herë bojlerat e tani filterat, e ju s’i keni bo as filerat e as bojlerat, nuk ka filtera pa bojlera, e tash do t’i vendosim bojlerat që t’i vendosim edhe filterat”, kishte thënë Kurti./PrishtinaPress/

Exit mobile version